Ndaj Conor McGregor është ngritur kallëzim penal në tri akuza për sulm dhe një për sjellje kriminale, pas përleshjes së dhunshme në konferencën e UFC në Nju Jork.
Ai para disa orëve është paraqitur në stacionin policor të Bruklinit ku do ta kalojë natën, transmeton portali arbresh.info.
“McGregor është akuzuar me tri akuza të sulmit dhe një për sjellje kriminale”, tha zëdhënësi i NYPD.
Ai do të paraqitet para gjykatës në orën 07:00 të kohës lokale, sipas policisë.
Kampioni në dy pesha, i cili është zhveshur nga titulli i peshave të lehta, është filmuar duke sulmuar autobusin e rivalëve të tij. Nga ky sulm pësoi boksieri Michael Chiesa i cili u detyrua të tërhiqet nga meçi i së shtunës për shkak të lëndimit në fytyrë./Arbresh.info/
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...