“Topi është i rrumbullakët, futbolli është kudo”– kështu e shpjegon Neymar me thjeshtësi zgjedhjen për t’u larguar nga Paris Saint-Germain për t’u transferuar në Al Hilal.
Duke folur nga Brazili, ku ndodhet i grumbulluar me kombëtaren e tij, sulmuesi shtoi se kampionati saudit është më i mirë se ai francez momentalisht.
“Duke pasur parasysh emrat e mëdhenj që përbëjnë këtë kampionat, është e mundur që kampionati saudit të jetë edhe më i mirë se Ligue 1. Stërvitja është intensive dhe dua të fitoj tituj me Al Hilal”,-shton ylli i Brazilit nga konferenca për shtyp./ss
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...
Ftohtë dhe reshje borë, parashikimi i motit për pesë ditët e...