Google ADS

Kalimi i Mesut Ozil në Inter do të ishte “tronditës dhe i çuditshëm”, thotë Paul Ince

22:12 | 13 Dhjetor 2018
Arbresh Info

Paul Ince thotë se ai do të ishte i tronditur në rast se Unai Emery e lejon Mesut Ozilin që të transferohet te Interi në merkaton e muajit janar për shkak se në ditët e tij ai ishte një lojtar “klasit botëror”.

E ardhmja e Ozilit te klubi londinez ishte në dyshime që dy javë për shkak se trajneri i “Topçinjve”, Unai Emery, nuk është i impresionuar me paraqitjet e fituesit të Kampionatit Botëror, transmeton portali arbresh.info.

Agjenti i agjentit supozohet se ka shkuar në Itali për të diskutuar rreth transferimit të mundshëm në janar te Interi, por Emery vendosi lojtarin në formacionin startues kundër Qarabagut në Evropa Ligë mbrëmjen e sotme (e enjte) për herë të parë pas katër ndeshjeve.

“Jam shumë i shokuar. E mbaj mend duke shikuar Mesut Ozilin disa javë më parë [kundër Leicester Cityt] dhe ai ishte një lojtar i shkëlqyer, i pa luajtshëm”

“Ai ishte kapiten, duke luajtur si një lojtar i klasit botëror. Ai ka qenë në Arsenal që një kohë të gjatë dhe ju do të mendonit pa dyshim se Emery e do atë”

“Gjëja tjetër që dëgjojë është se ai do të shkoj te Interi – është apo jo e vërtetë, unë nuk e di, por do të ishte e çuditshme duke marrë parasysh atë që i jep Arsenalit”

“E di se ka qenë për disa javë jashtë fushe i lënduar në shpinë. Ndoshta kjo është ajo që Emery sheh dhe jam i sigurt se ai do të dëshirojë të shpenzojë sërish në fund të sezonit”

“Dhe nëse flisni për pagën e tij astronomike, ju e merrni atë nga faturat e pagave”

Ozil asistoi në golin nga Lacazzette gjatë pjesës së parë mbrëmjen e sotme kundër Qarabagut./arbresh.info/

Të ngjashme