Google ADS

“Kaladze më mbrojti nga Gattuso: ‘Po e preke përsëri, të sh… nënën’”

22:45 | 15 Nëntor 2017
Arbresh.info

 13 ndeshje, zero gola dhe një finale e Champions League e humbur kundër Liverpool.

Vikash Dorasso nuk ka lënë një kujtim të paharrueshëm te Milan. Ish-futbollisti francez, i ftuar në emisionin “Le Vesitarie” të “SFR Sport1”, ka zbuluar një anekdotë të pabesueshme gjatë kohës që ka qenë me kuqezinjtë:

“Kaladze më ka mbrojtur gjithmonë. Një ditë më ka bërë xhiro me makinë, pa më thënë asnjë fjalë. Por një ditë në stërvitje kam marrë një goditje nga Gattuso.

Në fund të seancës stërvitore, ai i ka shkuar afër dhe i ka thënë: ‘Herën tjetër që do ta prekësh, do të shk… nënën’”. Një përballje mes dy personazhe me karakter të fortë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme