Ish fituesi i Topit të Artë, Kaka ka emëruar mesfushorin Luka Modric dhe sulmuesin Kylian Mbappe si dy nga yjet që janë favorit për të fituar çmimin e madh këtë vit.
Kaka, i cili ishte personi i fundit që fitoi çmimin para një dekade të dominimit nga Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi, beson se këtë herë dikush tjetër mund të fitoj trofeun, transmeton portali arbresh.info.
Gjatë dhjetë viteve të fundit, Ronaldo dhe Messi kanë fituar çdo herë çmimin duke e ndarë atë në pesë raste, por ata do të përballen me një konkurrencë më të ngjeshur këtë herë.
Duke folur për ‘Gazzetta dello Sport’, Kaka tha:
“Modric ka pasur disa rezultate impresive duke fituar Ligën e Kampionëve dhe duke qenë në gjendje të shkoj deri në finale të Kampionatit Botëror”
“Ai është një person që krijon shou dhe e komandon ndeshjen”
Sa i përket Mbappes, Kaka shtoi:
“Mbappe është shumë i fortë dhe ka një karrierë të madhe para tij”
Dyshja janë përballur me njëri-tjetrin në finalen e Kampionatit Botëror, por Franca e Mbappes doli në fund si fituese, transmeton portali arbresh.info.
Por, Modric ishte gjithashtu një pjesë kryesore e skuadrës së Real Madridit që fitoi për të tretën herë radhazi trofuen e Ligës së Kampionëve gjatë muajit maj.
Kaka nuk e përfshiu Ronaldon si një favorit për titull, por e lavdëroi atë për ndikimin që do të ketë në futbollin italian.
“Për futbollin italian është e mrekullueshme që të ketë, i sjellë shikueshmëri, sponsorë, interesim të mediave nga e gjithë bota”, ka thënë ai rreth për transferimin 100 milionësh të Ronaldos në Juve.
“Cristiano sjellë shumë gjëra në sistemin italian të futbollit në përgjithësi, jo vetëm tek Juventusi”
Kaka pritet të rikthehet së shpejti te AC Milani në një rol menaxhues./arbresh.info/
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...