Kaka ka konfirmuar se do të dëshironte të rikthej në Milan – me gjasa si drejtor sportiv.
Kaka i dha fund karrierës në fushë dy vite më parë dhe ka qenë duke studiuar në rol ekzekutiv në futboll mes spekulimeve se do të largohet nga Milani në fund të sezonit, transmeton portali arbresh.info.
“Jam duke u përgatitur për rikthim në futboll, ndoshta si drejtor sportiv”, ka thënë ikona e Rossonerëve. “Unë do të përfundoj një kurs në menaxhim sportiv në muajin gusht dhe do të shohim se çfarë do të ndodhë pastaj”
“Fillimi në Milan do të ishte i mirë, për historinë që kam në klub dhe për prestigjin që ata kanë përreth botës”
“Megjithatë, në të njëjtën kohë do të jetë e vështirë për mua që të jem jashtë fëmijëve të mi për periudha të gjata kohore”
Me këtë në mendje, fituesi i Topit të Artë është pyetur nëse është i interesuar për pozitë në Federatën e Futbollit të Brazilit.
“Do mendoja për këtë”, përfundoi ai./arbresh.info/
Gruda: Nuk kemi pasur forcë më herët për ta rrëzuar këtë qev...
Incidenti me flamurin, Siljanovska: Mosrespektimi i simbolev...
“Foto e Ditës”, Rama nderon Dëshmorët e Atdheut
Kurti njofton se është hapur tenderi për objektet e banimit ...
Policia rrit masat e sigurisë në tërë Kosovën
Borrell jep paralajmërimin përfundimtar për luftën në Ukrain...