Leite Kaka ka pranuar se ai është i hapur për një punë të re te Milani, pasi me Leonardon dhe Paolo Maldinin, lidhja e tij me klubin është edhe më e fortë.
Yonghong Li humbi kontrollin e klubit pasi dështoi të paguajë borxhet, duke lejuar kështu fondin e mbrojtjes së SHBA-ve, Elliott Management, të merr pronësinë e klubit kuqezi.
Pas ardhjes së tyre, ata e rindërtuan strukturën e klubit me drejtorin teknik Leonardo dhe drejtorin e zhvillimit strategjik Maldini.
Por, tani edhe legjenda braziliane, Kaka mund të bashkohet me ish shokët e ekipit në një rol drejtues te Rossonerët.
“Raporti im me Milanin ka qenë gjithmonë shumë i ngushtë dhe tani me kthimin e Leos dhe Maldinit, figura që kam luajtur me ta dhe kam një marrëdhënie të mirë me ta, lidhja ime me klubin është edhe më e fortë”, ka thënë fillimisht Kaka për faqen braziliane UOL.
“Prioriteti im është që të qëndroj në Brazil me fëmijët e mi, por dyert janë gjithmonë të hapura dhe mund të shoh se si punon bota e drejtorit sportiv”.
“Unë nuk do të duhet domosdoshmërisht të qëndroja në Itali ose të kisha përgjegjësi të veçanta. Do të ishte më shumë për të kuptuar tregun”, përfundoi braziliani.
Ndryshe, Kakas mund t’i jepet roli si skautë i talenteve brazilian për skuadrën e Rossonerëve. /Telegrafi/
Britania sanksionon 5 zyrtarë gjeorgjianë për shtypjen e pro...
Ancelotti thotë se nuk e kishte menduar rikthimin tek Reali,...
Arrestohet 40 vjeçari në veri, policia i gjen rreth 100 kart...
Haradinaj për Hovenierin: Ishte më shumë se ambasador
Kurti dhe Rizvanolli vizitojnë ndërmarrjen KRU “Prisht...
Driloni ndan shtratin me Gjestin, Xheneta: Nuk e di qysh ka ...