Kaiserslautern finalisti i parë i Kupës së Gjermanisë

22:46 | 2 Prill 2024
D.H

Kaiserslautern ka arritur të shënoj fitore në gjysmëfinale të Kupës së Gjermanisë ndaj befasisë të këtij viti Saarbrucken me rezultat 2-0.

Dy golat u shënuan në pjesën e dytë, shkruan Arbresh.info.

Ritter fillimisht në minutën e 53-të shënoi për 1-0 për mysafirët.

Kurse në minutën e 75-të, Toure dyfishoi rezultatin dhe siguroi finalen për Kaiserslautern.

Kaiserslautern në finale do të ndeshen me fituesin e ndeshjes Leverkusen-Dussldorf./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme