Google ADS

Kai Havertz sytë ka Barcelona

17:49 | 27 Nëntor 2019
Arbresh Info

Mesfushori i Bayer Leverkusen, Kai Havertz është duke menduar për transferimin në Barcelonë.

20-vjeçari është duke u përfolur me një transferim te Bayern, mirëpo sipas mediave gjermane, “Camp Nou” po shihet si destinacioni ideal, transmeton portali arbresh.info.

Sot (e mërkurë), Havertz u rëndit i treti në çmimin “Djaloshi i Artë”, çmim të cilin arriti ta fitojë sulmuesi i Atletico Madrid, Joao Felix, derisa në vendin e dytë ishte sulmuesi i Borussia Dortmund, Jadon Sancho.

Për shërbimet e gjermanit pos “Bavarezëve” interesim të madh po shfaqin edhe disa gjigantë evropian si Liverpool, Chelsea, Manchester City, Manchester United dhe Real Madrid.

Leverkusen është i gatshëm ta shes yllin e skuadrës nëse ofrohet vlera prej 130 milionë euro.

Këtë sezon gjermani ka bërë 16 paraqitje në të gjitha garat duke shënuar tri gola dhe kontribuar me një asistim./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme