Klubi i madh spanjoll, Real Madridi thuhet se e ka bërë yllin e Bayer Leverkusenit, Kai Havertz, njërin nga objektivat kryesor të transferimeve të verës.
Mesfushori me tipare sulmuese është bërë një nga perspektivat kryesore në Evropë, pas shkëlqimit të tij në Bundesliga me klubin gjerman.
Paraqitjet e tij të mira me gola dhe asistime kanë bërë që shumë klube të mëdha evropiane të vihen pas transferimit të tij.
Sipas mediumit francez Le10Sport, Real Madridi tashmë po kërkon të lëvizë për yllin e Leverkusenit.
Është trajneri Zinedine Zidane, i cili e pëlqen shumë reprezentuesin gjerman dhe e ka bërë objektiv kryesor për afatin e verës.
Havertz pëlqehet shumë edhe nga rivalët e Barcelonës dhe klubet angleze si Liverpooli, Arsenali dhe Manchecter Unitedi.
Musliu: Urgjentisht të fillojnë hetimet ndaj drejtorit të RT...
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...