Google ADS

Kai Havertz kërkon largimin nga Leverkusen, i hapur për kalimin te kjo skuadër

10:58 | 8 Korrik 2020
Arbresh Info

Ylli i Bayer Leverkusen, Kai Havertz ka kërkuar nga klubi të largohet, derisa Chelsea është i gatshëm të pagaujë 100 milionë euro.

21-vjeçari pas një super sezoni në Bundesligë ka fituar vëmendjen e shumë gjigantëve evropianë dhe mospjesëmarrja në Ligën e Kampionëve ka bërë që të dëshirojë sfidën e radhës, transmeton portali arbresh.info.

Sipas Bild, “Blutë” janë duke prirë garën për gjermanin, ngase janë i vetmi klub i cili mund t’i përmbush kushtet e vendosura të Leverkusen.

Chelsea thuhet se do paguajë 70 milionë euro plus 30 milionë euro bonuse.

Havertz do jetë i hapur për kalimin në “Stamford Bridge”, vetëm nëse Chelsea arrin të sigurojë pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme