Kai Havertz ka ‘rilindur’ tek Arsenali

12:22 | 2 Tetor 2024
D.H

Futbollisti gjerman, Kai Havertz po kalon sezonin e dytë tek Arsenali pas transferimit nga Chelsea.

Në sezonin e parë të luajtur ai ka luajtur 51 ndeshje duke shënuar 14 gola e shtatë asistime, shkruan Arbresh.info.

Ndërsa ylli gjerman këtë sezon ka gjetur formën e tij të dikurshme që e pati në Leverkusen.

Në nëntë ndeshjet e para Kai ka realizuar pesë gola dhe një asistim në të gjitha garat duke qenë vendimtar në shumë prej sfidat e Arsenalit.

Havertz realizoi edhe mbrëmë njërin nga dy golat e Arsenalit në fitoren ndaj PSG-së, në kuadër të Champions League./Arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme