Google ADS

Kahn president i ri i Bayernit? Ja çfarë thotë Kovaç për këtë

07:37 | 24 Nëntor 2018
A. B.

Ish-portieri i bavarezëve është në mesin e kandidatëve për president të klubit. Niko Kovaç, doli në konferencë për media para takimi të së shtunës ndaj skuadrës së Fortuna Dusseldorf.

Ai nuk la pa përmendur edhe Oliver Kahn, i cili shihet si pasuesi ideal i Uli Hoeness në karrigen e presidentit të Bayern Munichut.

“Kjo nuk është punë për mua. Jam i bindur se Hoeness dhe Karl-Heinz Rummenigge janë duke bërë një punë të mirë”, tha Kovaç.

“Por, unë s’duhet të merrem për këtë temë. Kahn sigurisht që i përket familjes së Bayernit dhe është i mirëpritur”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme