Google ADS

Kadri Veseli dhe Fadil Vokrri e përurojnë stadiumin në Kaçanik

18:10 | 7 Nëntor 2017
Arbresh.info

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, i shoqëruar nga kryetari dhe kandidati për të parin e Kaçanikut, Besim Ilazi, ka marrë pjesë sot në përurimin e stadiumit të ri në Kaçanik që mbart emrin e dëshmorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Besnik Beguncës.

Veseli i uroi sportistët dhe sportdashësit e shumtë nga mbarë komuna e Kaçanikut për stadiumin e ri dhe tha se ky stadium është dëshmia më e mirë që kur Besim Ilazi dhe Partia Demokratike e Kosovës u premtojnë kaçanikasve projekte të mëdha, ato edhe i jetësojnë. “Ndërtimi i stadiumit të ri “Besnik Begunca” është vetëm fillimi, është paralajmërim për zhvillimin e hovshëm të sportit kaçanikas, në të gjitha disiplinat, e që do të ndodhë pas 19 nëntorit, në mandatin e ardhshëm katërvjeçar të Besim Ilazit”, ka thënë Veseli, i cili uroi që së shpejti ta shohim sërish në Superligën e Kosovës Klubin Futbollistik Lepenci, skuadrën e njohur kosovare me traditë 60-vjeçare. Kreu i PDK-së tha se gjatë katër viteve të arfhse do të investohen mbi 100 milionë euro për ndërtimin e stadiumeve moderne ku përfahihen stadiumi i përfaqësueses së Kosovës, stadiumi olimpik në Prizren, si dhe stadiumet në Vushtrri, Mitrovicë e Prishtinë.

Për sa u përket projekteve për fuqizimin e komunës së Kaçanikut dhe përmirësimin e mirëqenies së kaçanikasve në katër vjetët e ardhshëm, Veseli tha se Besim Ilazi do t’i jetësojë në bashkëpunim të ngushtë me qeverinë qendrore në Prishtinë. Në këtë ceremoni ishte i pranishëm edhe ministri i Kukturës, Rinisë dhe Sportit nga radhët e PDK-së, Kujtim Gashi, i cili u zotia se stadiumit në Kaçanik shumë shpejt do ti mdërtohen edhe tribinat e shikuesve. Ai tha se me mbështetjen e kryetarit Kadri Veseli sporti po krhehet në prioritet, ndërsa paralajmëroi shumë investime kapitale në sport, si në Kaçanik ashtu edhe në komuna tjera.

Nga ana tjetër, kandidati për të parin e Kaçanikut, Besim Ilazi, siguroi se në katër vjetët e ardhshëm do të mbështesë projekte të shumta në fushat e kulturës dhe sportit. Ai tha se do të ndajë bursa për studentët kaçanikas, do të ndërtohen qendra kulturore dhe terrene të reja sportive në mbarë komunën.

“Do t’u japim mbështetje të fuqishme bizneseve të vogla, fermerëve, do të ndërtojmë shkolla të reja, do t’i përmbyllim projektet infrastrukturore, do të këtë ujë dhe mjedis më të pastër, si dhe projekt pesëvjeçar për menaxhimin e mbeturinave. Gjithashtu, do t’i mbështesim ndërtimtarët, zejtarët, turizmin veror e dimëror”, ka thënë Ilazi, i cili shtoi se të gjithë e dimë se sa do të ndikojë autostrada Prishtinë-Hani i Elezit edhe për zhvillimin e Kaçanikut.

Image Image

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme