Lazio po vazhdon negociatat me Fenerbahcen për të zgjidhur ngërçin për Vedat Muriqi dhe sipas Corriere dello Sport, mbrojtësi Bastos mund të jetë çelësi.
Sulmuesi ka rënë dakord për kushtet personale, ndërsa u duk se 18 milionë euro do të mjaftonin, por klubi turk ka ngritur çmimin e kërkuar.
Bisedimet vazhduan dhe raportohet se ato janë shtruar në mënyrë të konsiderueshme këtë fundjavë.
Përfundimisht pritet të mbyllen me një kosto prej 18.5 milionë euro, plus 2 milionë euro bonuse.
Sipas mediumit turk “Ajansspor.com”, pretendohet se marrëveshje do të jetë 20 milionë euro plus bonuse, me lojtarin që do të ketë një kontratë pesë-vjeçare me vlerë 2.6 milionë euro pagë në sezon.
Sipas Corriere dello Sport, Lazio fillimisht do të shes mbrojtësin Bastos.
Për të ka oferta nga Turqia dhe Franca, ndërsa që potencialisht mund të kalojë edhe te Fenerbahçes si pjesë e marrëveshjes me Muriqin.
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i C...
Autobusi del nga rruga dhe përfundon në humnerë, 17 viktima ...
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri
Kumbaro: Shqipëria synon turizëm elitar me gjithë sfidat
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj