Google ADS

Ka përfunduar procesi i shitjes së klubit të Chelesea-s

11:23 | 28 Maj 2022
K.B

Chelsea ka njoftuar se ka përfunduar procesi i shitjes së klubit.

Klubi nga Londra tashmë edhe zyrtarisht është bërë me pronar të rinj.

Grupi i udhëhequr nga Todd Boehly do të jenë në krye të “Bluve” nga tash e tutje.

“Klubi i Futbollit Chelsea mund të konfirmojë se një marrëveshje përfundimtare është arritur mbrëmë për t’i shitur klubin konsorciumit Todd Boehly/Clearlake Capital. Pritet që transaksioni të përfundojë të hënën”, thuhet në njoftim.

Chelsea gjithashtu bëri të ditur se informatat tjera rreth kësaj marrëveshje do të zbulohen në vazhdim. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme