Barcelona thuajse ka siguruar titullin në La Liga dhe qysh tani ka filluar të punoj për ta përforcuar skuadrën për sezonin e ardhshëm.
Një nga përforcimet e para që do t’i bashkohet Barcelonës është qendërmbrojtësi spanjoll Inigo Martinez.
31-vjeçari do të largohet nga Athletic Bilbao në fund të këtij sezoni si futbollist i lirë pasi nuk ka pranuar rinovimin e kontratës.
Inigo Martinez e di tanimë të ardhmen e tij, pasi ai ka një marrëveshje me Barcelonën që t’iu bashkohet atyre si transferim i lirë.
Gazeta katalunase Sport ka raportuar se palët kanë gjetur gjuhë të përbashkët dhe në fund të sezonit do të zyrtarizohet Martinez si lojtar i ri i Barcelonës.
Reprezentuesi spanjoll pritet të nënshkruajë një kontratë tre vjeçare me Barcelonën që e ka fituar garën për të me Atletico Madridin.
Inigo Martinez është një nga mbrojtësit qendror më të vlerësuar në La Liga dhe ai pritet të jetë një përforcim i madh për katalunasit. /Telegrafi/
Akuzohet për vrasje, “Kobra”: Nuk ndihem fajtor
Me pranga në duar e me 4 avokatë në mbrojtje, “Kobra...
Dita e Alfabetit Shqip, Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbi...
Hyrja e “lirshme” e drogës në burgjet e Kosovës, për tre vje...
Pacolli udhëton me tren: Moment qetësie larg zhurmës së përd...
Intervista e Ronaldo-s me MrBeast-in po thyen rekorde, 17 mi...