Te Barcelona e kanë prioritet kthimin në fushë të Ansu Fatit. Rasti i tij është tepër delikat, sepse në dy precedentët e mëparshëm riaftësimi nuk shkoi siç ishte parashikuar, duke u dëmtuar sërish.
Në fakt, lojtari ishte paralajmëruar tashmë se zgjedhja e metodës konservatore nuk do të nënkuptonte domosdoshmërisht rikuperim më herët, pasi koha për t’u rikthyer në fushë do të zgjatej për të shmangur një dëmtim të ri.
Tre muaj pas këputjes së tendinës së bicepsit femoral të këmbës së majtë, Ansu Fati është gati të kthehet. E paralajmëroi presidenti Joan Laporta, teksa u shpreh se “ai tashmë mund të luajë, por mjekët preferuan të prisnin 10 apo 15 ditë të tjera”.
Xavi Hernández shkoi një hap më tej, duke siguruar se vetë Ansu Fati do të vendosë se kur do të kthehet, pra kur të dihet i sigurt për të zbritur në fushë.
Te Barcelona mendojnë se aktivizimi fillestar i talentit spanjoll duhet të ndodhë në terrenin e stadiumit “Camp Nou”, në një ndeshje pa shumë intensitet. Të gjithë bien dakord se sfida perfekte mund të jetë ajo Rayo Vallecanos, më 24 prill.
Objektivi prioritar nuk është që Ansu të fillojë të shënojë gola që në ditën e parë, por të marrë minuta dhe ngarkesë, në mënyrë që të rifitojë besimin.
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...
Haradinaj në Junik: Plani ynë për Kosovën Fituese – an...
Salah dëshiron të vazhdojë me Liverpoolin, por s’ka as...
Osmani takon mërgimtarët në Kanada: Kudo, një copëz Kosove &...
GJKKO dënon me 2 vjet e 8 muaj burg ish-kryebashkiakun e Dur...
Murati – Bajramit: Hykmete, s’paske mësu as sot, ulu njësh