Basketbolli në Kosovë për vitin 2019 ka pësuar rritje, mirëpo duhet të punohet më shumë me lojtarët vendorë.
Kështu mendojnë ish-trajnerët e disa klubeve elitare në basketboll, Blerim Krasniqi dhe Ismet Ferati.
Sipas tyre, lojtarët vendorë meritojnë minutazhë më të madhe, andaj kjo gjë duhet të rregullohet në vitin që po hyjmë.
Blerim Krasniqi në një prononcim për portalin arbresh.info. është shprehur se pritshmëritë kanë qenë më të mëdha, edhe pse ai mendon se ka ngritje të cilësisë.
“Në sport pritshmëritë gjithmonë janë më të mëdha, por përfundimi mund të them se është 50-50. Nëse e marrë gjeneralisht zhvillimin e basketbollit në Kosovë në këtë vit, atëherë masiviteti i të rinjve dhe rejave ka shtuar optimizmin se në të ardhmen do këtë ngritje të cilësisë.”
Krasniqi beson se rezultatet e Kombëtares së Kosovës janë zhgënjyese. Sipas tij problemi është që nuk po bëhen përgatitjet në mënyrën më të mirë.
“Sa i përket rezultateve të Kombëtares, për mua janë zhgënjyese sepse nuk po bëhen përgatitjet adekuate para se të dilet në arën ndërkombëtare dhe para se të futemi në ato ciklet garuese kalendarike. Duhet të bëhen strategjitë e përgatitjeve për ndeshjet në vijim kualifikuese pa marrë parasysh çfarë grupmosha janë, të reja apo seniorë. Po dalim pa përgatit dhe pastaj janë këto rezultate dëshpëruese.”
Krasniqi ka shuar se duhet të jemi më të organizuar në vitin tjetër dhe t’iu japim mundësi më shumë lojtarëve vendorë.
“Vitin e ardhshëm të jemi me vigjilentë, me të organizuar dhe të provojmë që sa më tepër të punojmë me prodhimet tona, me lojtarë tonë, me lojtare tona. Ti japim më shumë mundësi lojtarëve vendorë pasi vendi jonë pas futbollit e do basketbollin.”
Ndërsa, ish-basketbollisit i njohur, Ismet Ferati, në një prononcim për portalin arbresh.info mendon se reprezentacioni i të rinjve ka pasur pozitivitet, mirëpo kjo gjë nuk vlen për Ligën e Kosovës.
“Pak a shumë ka qenë pozitive, mendoj që më pozitive ka qenë reprezentacioni i senioreve dhe reprezentacionet e reja. Mendoj që me reprezentacione është punuar më shumë se në klube, atë që nuk e shoh pozitive ka qenë Liga e Kosovës e cila edhe në fund të sezonit 2017-18 dhe në fillim të sezonit 2018-19 nuk është e kualitetit siç jemi mësuar ta shohim nëvitet e fundit, kjo për vet faktin që klubet nuk punojnë sa duhet me lojtarët vendor.”
Ndërkaq sa i përket titullit të kampionit, Ferati beson se do ta fitojë Peja. Sipas tij me Dardan Berishën që pritet te rikthehet te “verdhë-zinjtë” dhe investimet që po priten të bëhen, Peja do jetë kandidati kryesorë për këtë sezon.
“Peja ka me qenë kandidati kryesorë këtë vit për ta fituar titullin e kampionit nëse Dardan Berisha rikthehet në Pejë dhe me investime që po folët se do të bëhen. Nuk duhet të harrohet as Prishtina sepse është kampion aktual dhe ekip i vetëm ndërkombëtar që ka bërë rezultate të mira edhe vitin e kaluar. Mendoj që mes këtyre ekipeve do vendoset për titullin e kampionit.”
Edhe Ferati mendon se lojtarët vendorë duhet të kenë më shumë hapësirë në parket, në mënyrë që basketbolli të këtë të ardhme më të ndritshme.
“Ajo që duhet të përmirësohet nëpër klube janë shanset që duhet të jepen të lojtarët vendor sepse mendoj që e meritojnë minutazhin me të madhe.”
Krejt në fund, strategët e basketbollit tonë besojnë se viti 2020 do të jetë me pozitivë në krahasim me vitet e kaluar./arbresh.info/E.Bytyqi
Diplomatët amerikanë në Siri, për herë të parë pas rënies së...
Numri i serbëve në Kosovë – vetëm sipas vlerësimit
Sikorski: Shqipëria lider në procesin e anëtarësimit
Njohja e pasaportave nga Armenia, Kurti thotë se ky dokument...
Infantino: Kosova jorastësisht në Top 100 të Ranglistës së F...
Sulm me thikë në një shkollë të Zagrebit, vdes një 7 vjeçar