Kombëtarja e Shqipërisë gjatë së dieles ka nisur grumbullimin në kuadër të dy ndeshjeve të fundit të kualifikimeve për Botërorin “Katari 2022”, kundër Anglisë dhe Andorrës.
Departamenti i Komunikimit në Federatën Shqiptare të Futbollit bën me dije se ka një ndryshim të fundit në listën e Kombëtares.
Sulmuesi, Ernest Muçi do të vihet në dispozicion të Kombëtares A që nga dita e hënë për dy ndeshjet kualifikuese.
Lojtari i Legias së Varshavës ishtë në listën e Kombëtares U-21 për ndeshjet e Europianit ndaj Sllovenisë dhe Kosovës, por tashmë ai do të kalojë në urdhrat e trajnerit, Reja.
Në vendin e tij në Kombëtaren U-21 është thirrur Eridon Qardaku, futbollisti i cili aktivizohet me Bylisin e që ka qenë edhe më parë pjesë e skuadrës Shpresa.
Qardaku është vënë menjëherë në dispozicion të ekipit U-21, që ka nisur tashmë përgatitjet për ndeshjet e EURO 2023 ndaj Sllovenisë dhe Kosovës më 12 dhe 16 nëntor.
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...