Basketbollisti i dikurshëm dhe trajneri boshnjak, Sabit Hadzic, ka ndërruar jetë në moshë 61-vjeçare, në një spital në Antalya.
Në muajin shkurt, ai kishte pësuar një goditje në tru dhe ishte dërguar në Turqi për mjekim, ku ishte vendosur në komë të induktuar.
Ndërsa gjatë ditës së shtunë, është bërë e të ditur se ai ka ndërruar jetë.
Hadzic ka qenë pjesë e gjeneratës kampione të ekipit Bosna të Sarajevës dhe pjesë e pesëshes startuese që në vitin 1979 fitoi titullin e kampionit të Evropës, ndërsa me përfaqësuesen e Jugosllavisë, në vitin 1984 e fitoi medaljen e artë në Lojërat Olimpike në Los Angeles.
Gjatë karrierës si trajner, ai i ka drejtuar disa klube, por edhe përfaqësuesen e Bosnje e Hercegovinës në basketboll, në dy raste (1995-2001 dhe 2010-2012).
Në gusht të vitit 2014, Sabit Hadzic nënshkroi me Sigal Prishtinën dhe e udhëhoqi klubin kryeqytetas deri në dhjetor të atij viti, kur edhe i skadoi kontrata.
Asokohe ai i drejtori Bardhekaltrit drejt fitimit të Superkupës dhe ua siguroi kualifikimin në raundin e dytë të Ligës Ballkanike. /Telegrafi/
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Rama: Kjo goditje kriminale duhet...
Kurti: Çfarëdo sfide e tejkalojmë bashkë
Ambasada e Italisë dënon sulmin në Zubin Potok: Ne qëndrojmë...
Osmani pranon telefonatë nga Begaj, dëshmohet përsëri mbësht...
Pas daljes, Burimi i dërgon mesazh nga studio banores: Ti je...
Begaj dënon sulmin në kanalin e Ibër Lepencit: Akte terroris...