I ftuar në kombëtaren e Brazilit, mesfushori i Juventusit, Arthur, dha një intervistë për “Tnt Sports Brasil”, në të cilën zbuloi disa histori mbi anën private të tre kampionëve, me të cilët kishte fatin të luante: Cristiano Ronaldo, Neymar dhe Leo Messi.
Mesfushori, edhe falë lëndimeve të shumta të shokëve të skuadrës, në këtë periudhë të fundit po gjen shumë hapësira te bardhezinjtë dhe për këtë arsye u thirr nga trajneri i Selecao. Ai e nis me portugezin, me të cilin ndau dhomën e zhveshjes së Juves derisa ky i fundit vendosi të largohej nga Torino dhe të kthehej te Manchester United:
“Cristiano më befasoi me profesionalizmin e tij. Ai nuk është futbollist i zakonshëm, por një profesionist i madh për të gjithë punën që bën. Nuk e kam fjalën vetëm për atë që bën në fushë, ku mund ta shohin të gjithë, por jashtë saj”, deklaroi fillimisht Melo.
“Ai është një person që punon, ha mirë dhe rri 15 minuta në diell çdo ditë. Ai është një njeri profesionist, gjithashtu shumë miqësor, që përpiqet të të ndihmojë. Ai kujdeset për njerëzit rreth tij”.
“U ulëm bashkë me të në tavolinë, ndonjëherë na shikonte pjatën dhe na thoshte: Jo kështu, ej! Ai mundohet të të ndihmojë në çdo gjë, është një njeri i madh”.
Më pas, Arthur ndalet te bashkatdhetari dhe bashkëlojtari i tij, Neymar: “Ai është një talent. Është rritur shumë që kur erdhi në Evropë. Sa më shumë presion të ketë, aq më mirë luan. Ai është një gjeni për atë që bën në fushë”.
“Unë e dua shumë, ai është një nga njerëzit që ndoshta më ndihmoi më shumë kur mbërrita në kombëtaren e Brazilit. Më bëri më mirë dhe më ndihmoi shumë. Është privilegj të jesh miku i tij”.
Arthur e mbyll me Messin, partnerin e tij në kohën e Barcelonës: “Duket se Zoti e preku me gisht. Ai është një alien, sepse bën gjëra të mrekullueshme në fushë. Messi duket sikur e shikon të gjithë fushën e futbollit nga lart. Ai është i rezervuar, por edhe largpamës”.
“Një profesionist i madh, punon shumë. Ai ka një jetë më pak në qendër të vëmendjes se Cristiano dhe Neymar, por për shkak të personalitetit që ka mund të bëjë çfarë të dojë. Gjithashtu më ndihmoi shumë kur mbërrita në Barcelonë. Ai foli shumë mirë për mua. Ishte një privilegj të punoja me të”, ka shtuar më tej Arthur. /Telegrafi/
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...