Ka filluar mbledhja e radhës e TEP-UEFA (Top Executive Programme), ku po shqyrtohet tema e propozuar nga FIFA rreth të ardhmes së Kampionatit botëror në futboll. Në këtë takim, i cili po zhvillohet nëpërmjet platformës oneline, po marrin pjesë presidenti Agim Ademi si dhe ud. sekretari i përgjithshëm, Taulant Hodaj.
Qysh në hapje të këtij takimi, presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino e uroi presidentin Ademi me rastin e ditëlindjes, derisa urim mori edhe nga i pari i UEFA-s Aleksander Ceferin.
Arsyeja e këtij takimi është konsultimi me të gjitha fereratat e UEFA-s për çështjen e Kampionatit botëror, nëse i njëjti duhet të zhvillohet çdo dy vite apo siç është aktualisht çdo 4 vite.
UEFA tashmë e ka kundërshtuar idenë e propozuar nga FIFA që Botërori të organizohet çdo dy vite. Federatat mund të paraqesin deklaratat e tyre rreth këtij propozimi veq e veq ose të dalin me një të përbashkët, me ç’rast në fund të takimit pritet të merret vendimi përfundimtar në lidhje me këtë çështje.
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...