Juventusi përkundër performancës superiore ndaj Interit në pjesën e dytë, pas një pjese të parë të baraspeshuar, nuk arriti të gjejë golin.
Kjo është hera e parë që Juventusi nuk shënon në shtëpi në Serie A pas plot 44 ndeshjeve.
Hera e fundit kur Juventusi nuk ka shënuar gol në Allianz Stadium para tifozëve të vet ishte në vitin 2015, përcjell Telegrafi.
Atë kohë Juventusi pësoi humbje minimale prej 0-1 nga Udinese në shtëpi.
Që prej asaj kohe Juventusi ka shënuar së paku një gol para tifozëve të flaktë Bianconer.
Juventusi regjistroi nëntë goditje ndaj Interit, por nuk arriti të triumfojë në Derby d’Italia.
Me këtë rast, Juve humbi edhe mundësinë për t’u ngjitur në krye të klasifikimit, ku vazhdon të jetë Interi pa humbje. /Telegrafi/
Ankandi i pesëmbëdhjetë për vitin 2024 do të mbahet më 3 dhj...
Vetura përplas për vdekje një 80-vjeçar në Malësi të Madhe
Shifrat e INSTAT: Mbi 761 mijë turistë të huaj në tetor
Kurti merr pjesë në vendosjen e gurthemelit të Stadiumit të ...
Rama fton të gjithë të ndjekin në 4K filmin e realizuar në 1...
Kurti merr pjesë në ceremoninë e zbulimit të shtatores së Me...