Juventusi ka njoftuar planet për t’u tërhequr nga Superliga evropiane.
Gjigantët e Serie A ishin më parë një nga tre klubet që ngulmonin me shkëputjen e diskutueshme së bashku me Real Madridin dhe Barcelonën .
Por, Bianconerët konfirmuan të martën synimin e tyre për t’u larguar nga koalicioni i formuar fillimisht me ish-presidentin e tyre Andrea Agnelli.
“Juventusi u ka dërguar një komunikim dy klubeve të tjera që nuk e kanë ushtruar tërheqjen e tyre nga projekti i Superligës, në mënyrë që të fillojë një periudhë diskutimi midis tre klubeve në lidhje me daljen e klubit nga projekti i Superligës”, thuhet në deklaratën e klubit.
Një total prej 12 klubesh evropiane u regjistruan fillimisht për Superligën në prill 2021, përpara se të gjitha, përveç Juventusit, Realit dhe Barçës , të tërhiqeshin brenda 48 orëve nga nisja e saj./Arbresh.info/
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...