Juventusi ka shënuar 31 gola brenda dhjetë ndeshjeve të tyre të para në Serie A, rekordi më i mirë nga të gjithë i arritur brenda 66 viteve.
“Zonja e Vjetër” mposhti me rezultat 4 me 1 Spalin në Turin mbrëmjen e kaluar, gjë që do të thotë se ata tani kanë shënuar 31 gola brenda 10 ndeshjeve, madje edhe më mirë se rekordi i Napolit prej 29 golave brenda periudhës së njëjtë, transmeton portali arbresh.info.
Në fakt, ky rekord është më i mirë se i të gjithë klubeve që kanë arritur të shënojnë në këtë fazë që nga edicioni 1951-52.
Edhe në atë edicion, Juventusi ishte klubi që arriti këtë rekord pas 10 ndeshjeve duke fituar titullin në Serie A me shtatë pikë gjatë ditëve kur një fitore ofronte dy pikë.
Kampioni italian kishte shënuar 98 gola./arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...