Juventusi transferon mbrojtësin spanjoll të Valencias

16:26 | 6 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Juventusi është duke u interesuar për Jose Gayan e Valencias.

Mbrojtësi spanjoll shihet si zëvendësues i Alex Sandros, kjo pasi synimi i tyre, Faouzi Ghoulam, rinovoi kontratën me Napolin.

“Fichajes.net”, braziliani Sandro do të largohet verën e ardhshme dhe Chelsea është një nga klubet e interesuara më seriozisht.

Gaya ka befasuar të gjithë me paraqitjet e mira te Los Che nën urdhrat e Marcelinos dhe kështu është cak i shumë skuadrave evropiane.

Megjithatë, Valencia nuk është e gatshme ta shesë lehtë, vetëm një ofertë e mirë mund t’i bind.

Juve me kërkesën e trajnerit Massimiliano Allegri tashmë ka filluar të vlerësojë situatën rreth yllit të Përfaqësueses së Spanjës U21. /arbresh.info/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme