Fabio Capello pret që Derby d’Italia të fitohet “në mesfushë” dhe zbulon se Juventusi tentoi nënshkrimin me sulmuesin Lionel Messi “në formë huazimi” kur ai ishte trajner i tyre.
Interi dhe Juve vazhdojnë të mbetet të dy të pamposhtur në Serie A para ndeshjes të së dielës në San Siro dhe Capello ka komentuar këtë ndeshje, transmeton portali arbresh.info.
“Do të jetë një ndeshje interesante për të dy skuadrat”, ka thënë fillimisht 73-vjeçari për Sky Sports Italia.
“Juventusi do të jetë pa Chiellinin kundër një skuadre që përpara me një shpejtësi të mrekullueshme, ndërsa ‘Nerazzurrët’ duhet të shfaqin të njëjtin karakter që kanë shfaqur deri tani”
“Deri tani, Interi nuk është përballur me ndonjë skuadër të madhe, ata kanë pasur derbin por Milani i sotëm nuk është një skuadër që krijon shumë probleme. Ndeshja do të vendoset në mesfushë”
Ish trajneri “Zonjës së Vjetër” ka shijuar gjithashtu fitoren e Barcelonës së Lionel Messit 2 me 1 në Ligë të Kampionëve mbrëmjen e kaluar.
“Jam takuar me Messin për herë të parë kur isha 16 vjeç në Trofeun Gamper. Kur ai erdhi në fushë, ai krijoi furi te tifozët. Unë Shkova dhe kërkova te Rijkaard nëse mund ta huazonte për ne”
“Ata kishin një problem për të marrë tre lojtarë jo evropian, por ai më tha mua se ata do të gjenin një mënyrë për të marrë atë”, përfundoi Capello./arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...