Google ADS

Juventusi shënon fitore ndaj Spezias

20:29 | 6 Mars 2022
KRG

Juventusi ka fituar minimalisht në shtëpi ndaj Spezias me rezultat 1-0 në kuadër të javës së 28-të në Serie A.

Zonja e Vjetër kaloi në epërsi pas vetëm 21 minutash lojë me anë të Alvaro Moratas që u asistua prej Manuel Locatellit.

Biankonerët më pas lëshuan një mundësi të artë me anë të Juan Cuadrados (33’), duke mos arritur të mposht portierin e Spezias.

Në 45 minutat e dytë, skuadra mysafire ia doli të rrezikonte me anë të Kevin Agudelos (51’), por Wojciech Szczesny u tregua i vëmendshëm.

Agudelos e kishte një mundësi të artë edhe në minutën e 79-të, por që sërish nuk ia doli të mposhte portierin polak.

Spezia në minutën e 85-të kërkoi penallti për shkak të një fauli në zonë, por pas rishikimit të VAR-it, u bë e ditur se ishte korrekte.

Pas javës së 28-të, Juventusi gjendet në vendin e katërt me 53 pikë,, pesë më pak se lideri Interi, ndërsa në xhiron e 29-të do të takohet me Sampdorian.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme