Google ADS

Juventusi shënon fitore ndaj Sassuolo

23:03 | 25 Prill 2022
KRG

Pas barazimit me Bolognan në javën e kaluar, skuadra e Juventusit është rikthyer te fitorja në Serie A.

Në ndeshjen e vlefshme për javën e 34-të, skuadra e drejtuar nga Massimiliano Allegri shënoi fitore të vështirë në udhëtim te Sassuolo.

Ndeshja përfundoi me rezultatin 1:2, me “Zonjën e Vjetër” që siguroi pikët e plota pak para fundit të ndeshjes.

Paulo Dybala (45’) dhe Moise Kean (88’) shënuan golat e fitores për mysafirët, teksa Giacomo Raspadori (39’) shënoi për vendasit.

Juventusi pas kësaj fitore ka 66 pikë në pozitën e katërt në tabelë, me vetëm një pikë më pak se Napoli i pozitës së tretë.

Kurse, Sassuolo ndodhet në pozitën e dhjetë me 46 pikë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme