Juventusi thuhet se mund të shesë Wojciech Szczesnyn këtë verë për të krijuar hapësirë për portierin e Milanit, Gianluigi Donnarumma, në Allianz Stadium.
Sipas gazetës Tuttosport , ka interesim nga Liga Premier dhe Bundesliga për ish-portierin e Arsenalit dhe Juventusi është i përgatitur të dëgjojë ofertat.
Me të ardhurat të reduktuara në minimum, një shitje mund të ndihmojë në financimin e një lëvizje për Donnarumman, por gazeta thekson nevojën për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve për të bindur portierin e Milanit.
Këtë fundjavë ata mund të dëmtojnë shpresat e Milanit për t’u kualifikuar në garën prestigjioze dhe kështu të ndihmojnë pozicionin e tyre, duke shpresuar të marrin portierin e Rossonerëve në një transferim falas këtë verë.
Drejtorët e Juventusit mund të zgjedhin të fitojnë kapital të mirë nga një shitje e Szczesnyt për të ndihmuar operacionin e komplikuar për Donnarumman.
Reprezentuesi polak është portieri më i paguar në Serie A me pagë prej 6.5 milionë eurosh në dhe raporti pretendon se Juve nuk do të hezitojë të shesë nëse një ofertë prej 20 milionë euro ose më shumë arrin gjatë verës. /Telegrafi/
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...
Protesta më e madhe në historinë e Serbisë