Juventusi prezanton fanellat e reja për sezonin 2018/19

23:37 | 24 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Sezoni 2017/18 ka hyrë në fazën e nxehtë, por ka nga ata që po punojnë që tani për sezonin e ri që do të fillojë korrikun e ardhshëm.

“Footy Headlines”, faqe e specializuar në uniformat e futbollit, ka zbuluar disa detaje në lidhje me uniformat që Juventus do të veshë në sezonin 2018/19.

juve-ecco-le-prime-anticipazioni-delle-maglie-per-il-2018-19-fot-23578-1

Akoma nuk dihet asgjë për uniformën e parë, por jo për atë që bardhezinjtë do të veshin në ndeshjet që do të luajnë në transfertë dhe për uniformën e tretë.

Uniforma e dytë do të ketë një ngjyrë kafe të hapur dhe do të ketë sponsorin dhe logon e klubit. Ndërsa do të jetë ngjyrë karboni uniforma e tretë. /arbresh.info/

juve-ecco-le-prime-anticipazioni-delle-maglie-per-il-2018-19-fot-23578-3

juve-ecco-le-prime-anticipazioni-delle-maglie-per-il-2018-19-fot-23578-0

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme