Juventusi është duke e kërkuar me ngulm Nicolo Zaniolon.
Gazetari, Nicolo Schira, ka bërë të ditur se klubi nga Torino është duke përgatitur ofertën zyrtare për t’ia dërguar Romës.
Roma besohet se po kërkon 50 milionë euro për shitjen e 23-vjeçarit.
Schira më herët ka raportuar se Zaniolo ka arritur marrëveshje personale me Juventusin për një kontratë pesë-vjeçare.
Gjithashtu, lojtari ka rënë dakord edhe për pagën e ofruar, e cila thuhet se është prej 4 milionë eurove në vit.
Klubi nga kryeqyteti italian gjithashtu thuhet se është i hapur edhe për të pranuar huazimin e Zaniolos te Juventusi për një sezon, por me detyrim blerjeje në vitin e ardhshëm./GE
Diddy akuzohet se ka tentuar të pengojë hetimin dhe ka ndiku...
Vetaksident në Duhël, kamioneta përfundon jashtë rrugës
Inter synon goditjen e madhe – transferimin e yllit të Liver...
Rovena-Edit: Të është zbuluar loja
NYT: Biden lejon Ukrainën të godasë Rusinë me raketa amerika...
Lushaku i reagon Kurtit: Po mundohet të shfajësohet për përm...