Gjiganti italian Milan nuk është duke kaluar momentet më të mira.
Pasi nuk arritën të siguronin pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve për edicionin e ri, Rossonerët rrezikojnë të mbetën edhe pa Ligën e Evropës.
UEFA mund ta dënojë Milanin për shkak të Fair Play Financiar (FFP) dhe pritet përjashtimi i tyre nga garat evropiane.
Milani mund të mbetet edhe pa yjet e skuadrës pasi do të jenë të detyruar të shesin lojtarë.
I pari që mund të largohet është qendërmbrojtësi italian Alessio Romagnoli.
Alessio Romagnoli
Juventus po mundohet ta shfrytëzoj situatën e Milanit dhe po mendon të dërgojë një ofertë për Romagnolin.
Mbrojtësi italian ka një kontratë deri në vitin 2022 me Milanin, por Juventus po mendon të dërgojë 40 milionë euro për transferimin e tij.
Gjithsesi pritet të jetë operacion i vështirë pasi Milani e vlerëson yllin e tyre rreth 60 milionë euro.
Qeveria prezanton programin për parandalimin dhe zvogëlimin ...
Lansohet platforma për raportimin e korrupsionit
Sot prezantohen rezultatet përfundimtare të regjistrimit të ...
Parashikimi i motit për sot në Kosovë
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...