Juventusi po mendon të bëjë një lëvizje huazimi për ish-mesfushorin e Liverpoolit dhe zëvendës-kapitenin e Anglisë, Jordan Henderson, i cili thuhet se po kërkon një largim nga Arabia Saudite.
Anglezi u largua nga “Të Kuqtë” në verën e vitit të kaluar, duke nënshkruar me Al-Ettifaq një marrëveshje që raportohet të jetë me vlerë rreth 14 milionë euro, transmeton Gazeta Express.
Tani, pasi kanë kaluar pak më shumë se gjashtë muaj në periudhën e tij me Al-Ettifaq, Henderson thuhet se po shtyn për një kthim në Evropë.
“Sky Sport Italia” raporton se Juventusi, që është në kërkim të përforcimeve në mesfushë, ka biseduar me 33-vjeçarin për një marrëveshje të mundshme huazimi të tij.
Por, ish-mesfushori i Sunderlandit thuhet se dëshiron një huazim prej 18 muajsh dhe jo deri në fund të sezonit.
Nëse Juventusi do të siguronte një lëvizje për 81-herë reprezentuesin anglez, duhet të lironte ndonjë lojtarë fillimisht.
Moise Kean është i lidhur me një largim në formë huazimi nga “Allianz Stadium” këtë muaj, gjë që do të lironte më shumë hapësirë në buxhetin e “Bianconerëve”.
Jordan Henderson ka edhe kërkues të tjerë të përfolur, duke përfshirë Ajaxin dhe Brighton Hove & Albion.
Ai me Al-Ettifaq ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2026.
Kanadaja, Meksika dhe Kina i përgjigjen kërcënimeve të Trump
Konjufca fton mërgimtarët që të regjistrohen për zgjedhjet e...
Liga e Kampionëve vjen me nëntë ndeshje sot – vëmendja te de...
Vazhdon fushata globale `16 Ditët e Aktivizmit kundër dhunës...
Momenti kur Gjesti nga xhelozia i shtyn Xhenetën dhe Vullnet...
Parashikimi i moti në Shqipëri