Juventusi përballet me Salernitanan në ndeshjen e 1/8 së finales në Kupën e Italisë

11:13 | 4 Janar 2024
D.H

Juventus dhe Salernitana luajnë ndeshjen e fundit të fazës së 1/8 së finales në Kupën e Italisë.

Kjo ndeshje nis me fillim nga ora 21:00 dhe përcakton çerekfinalstin e fundit të Kupës së Italisë, shkruan Arbresh.info.

“Zonja e vjetër” është në formë të mirë dhe kërkon fitoren për t’u kualifikuar në rrethin tjetër të Kupës.

Kurse Salernitana shpreson të bëjë një befasi të këndshmë ndaj Juves.

Skuadra e Allegrit nuk e njeh shijen e humbjes tash e 13 ndeshje.

Kujtojmë se fituesi i kësaj ndeshje do të takohet në çerekfinale me Frosinonen, që mposhti Napolin me rezultat befaues 4-0 në stadiumin “Diego Armando Maradona”./Arbresh.info/

Të ngjashme