Google ADS

Juventusi nuk lejon largimin e Ronaldos si futbollistë i lirë në drejtim të Man Cityt

14:17 | 26 Gusht 2021
KRG

Është zhvilluar sot takimi mes agjentit të Cristiano Ronaldos dhe drejtuesve të Juventusit.

Agjenti i Ronaldos, Jorge Mendes pati sot një takim me drejtuesit e Juventusit ku diskutuan të ardhmen e klientit të tij.

Sipas gazetarit Gianluca Di Marzio, në këtë takim drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” i kanë bërë të qartë agjentit se nuk do ta lejojnë portugezin të largohet si futbollistë i lirë.

Megjithatë në këtë takim nuk është prezantuar asnjë ofertë për 36-vjeçarin, përkundër interesimit të Man City të cilët thuhet se kanë gati kontratën dy-vjeçare për sulmuesin me një pagë rreth 15 milionë euro.

‘Citizens’ kërkojnë ta marrin Ronaldon si futbollistë të lirë, ndërsa “Bianconerët” duan të paktën 25 milionë euro për shitjen e tij.

Zhvillime të tjera pritet të ketë gjatë orëve dhe ditëve në vijim. /Lajmi.net/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme