Juventusi nuk dorëzohet, fiton derbin e ‘çmendur’ ndaj Interit

22:52 | 28 Prill 2018
Arbresh.info

Juventus mposhti Interin me rezultat 3:2 në një ndeshje të çmendur të zhvilluar në ‘San Siro’

Juventusi tregoi karakter dhe në fund arriti që të marrë tre pikë mjaftë të rëndësishme në luftën për titull të kampionit, transmeton Periskopi.

Pjesa e parë u mbyll me golin e shënuar nga Costa dhe kartonin e kuq të Vecinos.

E dyta ishte thjeshtë çmenduri, Interi përmbysi rezultatin me golin e Icardit dhe autogolin e Barzaglit, por në fund kampioni aktual i Serie A shënoi dy gola për dy minuta me anë të Cuadrados dhe Higuain.

‘Zonja e Vjetër’ me këtë fitore bën një hap të madh drejt titullit, derisa Interi ngecë në garën për Champions League.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme