Google ADS

Juventusi njofton se lojtarët e tyre janë pajtuar të heqin dorë nga një pjesë e pagës

20:11 | 28 Mars 2020
Arbresh.info

Juventusi ka lëshuar një njoftim për media se lojtarët e tyre kanë hequr dorë nga një pjesë e pagës shkaku i koronavirusit.

Pandemia botërore ka futur klubet në një krizë financiare, derisa Zonja e Vjetër do t’i shpëtojë 90 milionë euro nga kjo sakrificë e lojtarëve.

“Juventus Fotball Club S.p.A njofton se shkaku i krizës globale shëndetësore ka arritur një mirëkuptim me lojtarët e skuadrës së parë që të heqin dorë nga një pjesë e pagës”, thuhet në njoftim.

“Kjo marrëveshje do të vlejë për muajt si, mars, prill, maj dhe qershor 2020 shkaku i koronavirusit që ka përfshirë të gjithë botën”.

“Nga kjo marrëveshje me lojtarët, kemi një blina pozitiv prej 90 milionë euro për vitin 2019/2020”, thuhet më tej aty.

Klubi italian ka falënderuar lojtarët për këtë iniciativë, derisa këtë gjë e kanë bërë edhe lojtarët e Barcelonës, Real Madridit, Bayernit dhe Borussia Dortmundit.

https://twitter.com/juventusfc/status/1243969167793012737

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme