Google ADS

“Juventusi, një hap i madh prapa për Ronaldon”

08:32 | 6 Korrik 2018
Arbresh Info

Legjenda e Gjermanisë, Lothat Matthaus ka vënë në pikëpyetje transferimin e Cristiano Ronaldos në Juventus.

Duke iu referuar kualitetit të ligës italiane, ai shpjegoi se beson që Ronaldo do të vazhdojë qëndrimin në Real Madrid, transmeton portali arbresh.info.

“Nuk mendoj se Cristiano Ronaldo do të qëndrojë”, ka thënë Matthaus për ‘La Gazzetta dello Sport’. “Ai luan te klubi më i mirë në botë dhe ka fituar gjithçka aty”

“Nuk e shoh ndonjë arsyeje pse duhet të shkoj te Juventusi. Liga italiane nuk është në të njëjtin nivel si në të kaluarën. Ka shenja se është duke u përmirësuar dhe skuadrat kanë luajtur mjaftë mirë në Ligë të Kampionëve dhe Evropa Ligë gjatë sezoneve të fundit, por ata ende nuk kanë arritur në nivel të klubeve spanjolle apo angleze”

Përveç kësaj, gjermani beson se Ronaldo mund të ketë probleme me stilin defensiv të futbollit italian.

“Stili italian i lojës nuk është për Ronaldon”, ka thënë ai. “Të gjithë lojtarët do të jenë duke e shikuar atë. Loja është më defanzive dhe ai do të humbas shpejtësinë”

“Ajo që ai nuk do të humbas kurrë është motivimi i tij, ai është një profesionist unik”

Juvetusi thuhet se ka të gatshme 100 milionë euro për të siguruar shërbimet e reprezentuesit portugez./arbresh.info/

Të ngjashme