Alvaro Morata është rikthyer te Atletico Madrid pas dy viteve të kaluara si i huazuar te Juventusi.
Gjiganti italian e kishte mundësinë e blerjes së spanjollit për 40 milionë euro, por nuk e shfrytëzoi atë dhe Morata u rikthye në Wanda Metropolitano.
Sulmuesi spanjoll ka kryer fazën përgatitore me Atleticon, por tani Juventusi sërish po e kërkon rikthimin e tij.
Sipas asaj që ka raportuar Marca, Zonja e Vjetër po planifikon të nis këtë javë bisedimet me Atleticon për ta rikthyer spanjollin në Allianz Stadium.
Kampioni i shumëfishtë i Italisë është gati të shpenzoj 20 milionë euro për Moratan, edhe pse Atletico pretendon të fitoj më shumë.Gjithsesi palët pritet të kenë bisedime dhe nuk përjashtohet mundësia edhe e ndonjë shkëmbimi mes dy klubeve.
29-vjeçari ka zhvilluar 43 ndeshje në total edicionin e kaluar, ku ka shënuar 11 gola e ka asistuar në tetë të tjerë për Zonjën e Vjetër. /Telegrafi/
E quajti kryeministrin “hajvan”, largohet nga ko...
“1432 Engjëj” vjen nga Shkurte Fejza dhe Besiana Behluli
Edhe presidenti i Italisë uron 17-vjetorin e Pavarësisë së K...
Kurti jep detaje rreth takimeve që pati në Konferencën e Sig...
BBC: Evropa ka dërguar më shumë ndihmë në Ukrainë se sa SHBA
Adrola Dushi, më e ëmbël se rrushi