Juventusi mund të bëjë një lëvizje për mesfushorin e Real Madridit, James Rodriguez këtë verë.
Rodriguez ishte lidhur shumë me një transferim në Napoli verën e kaluar, me Carlo Ancelotti që ishte një admirues i kolumbianit.
Sidoqoftë një marrëveshje nuk arriti të mbyllej, dhe Napoli në vend të tij nënshkroi me anësorin meksikan, Hirving Lozano.
Ueb faqja Fichajes.com raporton se Bianconerët mund të bëjë një veprim në verë për Jamesin, i cili mbush 29 vjet në korrik.
Kontrata e Rodriguez me gjigantët spanjollë skadon në qershor 2021.
Los Blancos do të dëshironin ta shisnin atë, në vend që ta linin të largohej falas pas një viti.
Kolumbiani ka bërë shtatë paraqitje në La Liga këtë sezon, duke shënuar një herë.
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private ...
Abdixhiku: Do të investojmë 500 milionë euro për centralin m...
Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur te...
Pacolli: Këta lloj ministrash janë një rrezik i madh për sho...
Hamza: Diaspora është forca dhe potenciali, me të Kosova mun...