Sulmi sensacional i Monacos nuk ka funksionuar ndaj mbrojtjes solide të Juventusit, që me një hap është në finale të UEFA Ligës së Kampionëve.
Gjiganti italian shënoi fitore me rezultat 0 me 2 në ndeshjen e parë të gjysmëfinales të zhvilluar si mysafirë në ‘Stade Louis II’ falë golave nga superylli Gonzalo Higuain, shkruan portali arbresh.info.
Lexo më shumë: Momenti qesharak kur Higuain shkatërron sulmin e Juves (VIDEO)
Ish ylli i Napolit u tregua fantastik në bashkëpunim me mesfushorin brazilian Dani Alves, i cili ishte asistues i dy golave (29′)(59′) nga 29-vjeçari.
Lideri francez në Liga 1 nuk arriti të shfaq formën e jashtëzakonshme ndaj kampionit italian, megjithëse u përpoqën vazhdimisht përmes Radamel Falcaos dhe Kylian Mbappes.
Juventusi vazhdon të mbetet i pamposhtur në 13 ndeshjet e tyre të fundit në Ligë të Kampionëve./arbresh.info
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...