E ardhmja e Kalvin Phillips do të jetë larg “Etihad”, madje ai mund të largohet nga Anglia në janar.
Juventusi dëshiron ta marr në huazim mesfushorin anglez.
Manchester City mund të lejojë largimin e përkohshëm të lojtarit.
Gjigantët e Serie A, Juventusi, duan medoemos një mesfushor, shkruan Gazzetta dello Sport .
Phillips është paraqitur në vetëm gjashtë ndeshje për Cityzens këtë sezon deh do të largohet nga klubi në këtë afat kalimtar që po vjen, pasi kërkon të luajë më shumë minuta, në mënyrë që të gjejë emrin e tij në skuadrën e Gareth Southgate për Euron 2024.
Bianconerët janë në kërkim të një mesfushori pasi u mungojnë shërbimet e lojtarëve si Paul Pogba dhe Nicolo Fagioli për shkak të pezullimeve.
Përveç ish-yllit të Leeds United, Thomas Partey i Arsenalit gjithashtu thuhet se është në listën e dëshirave të Juventusit. /Lajmi.net/
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...