Juventus ka ndryshuar ofertë e tyre për Angel Di Marian, duke i ofruar kontratë njëvjeçare me opsion edhe për një vit të dytë dhe jo një marrëveshje dyvjeçare, duke shpresuar se do ta bindë atë të refuzojë Barcelonën.
Argjentinasi është lojtar i lirë pas largimit nga Paris Saint-Germain.
Atij i kishin vendosur afate për t’i dhënë përgjigje Juventusit, por ende nuk ka pasur ndonjë zhvillim, apo përgjigje nga argjentinasi.
Sipas ekspertit të transferimeve të Sky Sport Italia, Gianluca Di Marzio, Juventus e kupton se pika e pengimit është qëllimi i Di Maria për t’u kthyer në Argjentinë në vitin 2023.
Prandaj, Juve e ka ndryshuar propozimin nga një kontratë dyvjeçare në njëvjeçare, e cila gjithashtu ka një opsion për t’u zgjatur edhe për një sezon të dytë.
Di Maria vazhdon të diskutojë situatën me familjen e tij, të cilët preferojnë një transferim në Spanjë.
34-vjeçari luajti për Real Madridin nga 2010 në 2014, përpara transferimit të tij prej 75 milionë euro te Manchester United, por që u largua pastaj te PSG një vit më vonë. /Telegrafi/
.@juventusfc | Modificata l’offerta a #DiMaria: dopo la nuova proposta i bianconeri aspettano la risposta definitiva nel weekendhttps://t.co/Q2cKBczfWs
— Gianluca Di Marzio (@DiMarzio) June 16, 2022
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...
Kurti mirëpriti në takim lamtumirës Ambasadorin e Bullgarisë...
Dy të plagosurit në Vranjevc po i ruan policia në QKUK, u ca...
Shtyhet seanca ndaj Kobrës, seancën e radhës pritet të dëgjo...
Aliu: Mbi 16 milionë euro për zgjerimin e rrugës në hyrje të...
Sot shorti i Ligës së Kombeve: Me kë do t’i bie Kosovës?