Juventusi ka emëruar skuadrën e tyre për ndeshjen kundër Hellas Veronas mbrëmjen e së shtunës dhe ata janë në mungesë të disa lojtarëve kryesor.
Gigi Buffon, Mattia De Sciglio dhe Benedikt Howedes janë nuk janë pjesë e skuadrës për ndeshjen e fundit të 2017-së, ku nuk do të jenë në dispozicion as Miralem Pjanic dhe Juan Cuadrado, transmeton portali arbresh.info.
Raportohet që Max Allegri ka provuar formacionin 4-3-1-2 në stërvitje me Paulo Dybalan si pjesë trekëndëshit në front prapa sulmuesve Mario Mandzukic dhe Gonazalo Higuain.
Strategu ka pasur vështirësi për të përshtatur Dybalan në sistemin 4-3-3, prandaj ka bërë këtë ndryshim për të marrë më të mirën nga ylli argjentinas.
Ndeshja ndërmjet Veronas dhe Juventusit zhvillohet në stadiumin Marc’Antonio Bentegodi duke filluar nga ora 20:45./arbresh.info/
Skuadra e plotë e Juventusit kundër Veronas: Chiellini, Benatia, Khedira, Marchisio, Higuain, Dybala, Douglas Costa, Alex Sandro, Matuidi, Barzagli, Pinsoglio, Mandzukic, Pjaca, Asamoah, Szczesny, Rugani, Lichtsteiner, Sturaro, Bentancur, Bernardeschi, Loria
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...