Juventusi ndalet në shtëpi nga Bologna

20:00 | 7 Dhjetor 2024
R J

Juventusi ka barazuar 2-2 në shtëpi me Bolognan në kuadër të javës së 15-të në Serie A.

Pas gjymsëore lojë, mysafirët kaluan në epërsi me golin e Dan Ndoye, që u asistua prej Holm.

Me këtë gol përfundoi edhe pjesa e parë, derisa në të dytën, trajneri i Zonjës ë Vjetër, Thago Motta (51’) u ndëshkua me karton të kuq për protesta.

Dy minuta më vonë, Tommaso Pobega dyfishoi epërsinë e Bolognas, me një asistim të Pobegas.

Në minutën e 63-të, Juventusi u rikthye në lojë me golin e Teun Koopmeiners.

Samuel Mbangula ishte lojtari që ia siguroi Zonjës së Vjetër një pikë, kur shënoi për 2-2 në minutën e 90+2-të.

Pas javës së 15-të, Juventusi gjendet në vendin e gjashtë me 27 pikë, ndërsa në xhiron e 16-të takohen me Venezian. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme