Manuel Locatelli ka nisur vitin e tij të dytë te Juventusi, por ai mund mos ta përfundojë sezonin me fanellën bardhezi.
Mesfushori italian është një nga lojtarët kyç të trajnerit Massimiliano Allegri, por nuk përjashtohet largimi i tij në afatin kalimtar të janarit.
Në fakt për reprezentuesin italian ka ardhur një ofertë shumë e rëndësishme nga Anglia, ku West Ham United ka ofruar zyrtarisht 40 milionë euro për transferimin e tij.
Zonja e Vjetër nuk e ka pranuar ende këtë ofertë dhe po diskuton me klubin anglez pasi synon që të fitoj më shumë nga shitja e tij.
Sipas asaj që ka raportuar Calciomercato, Juventus do të ishte në gjendje për të hequr dorë nga ylli italian nëse oferta do të jetë mbi 50 milionë euro
Edhe për lojtarin është një ofertë më e madhe, pasi raportohet se West Ham është gati t’i ofrojë dyfishin e pagës prej tre milionë eurove që fiton Locatelli në Juventus.
25-vjeçari është një nga lojtarët kryesorë të Juventusit, derisa këtë edicion në 10 ndeshje ka realizuar një gol dhe ka asistuar në një tjetër./Telegrafi/
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstac...
Rama: Shqipëria Turistike, në gjigantin mediatik amerikan Wa...
Chelsea kthehet te fitorja, triumfon në udhëtim te Leicester...
Sulmet izraelite në Gazë, shkon në 189 numri i gazetarëve të...
Gjendet pa shenja jete një 61-vjeçar në Shtërpcë, policia ni...
Osmani takohet me ministren kanadeze, diskutojnë për situatë...