Lojtarët si Mathijs de Light e Federico Chiesa janë duke tash e sa kohë që kanë tërhequr vëmendjen e shumë skuadrave të mëdha evropiane, por Juventusi gjithmonë ka pohuar se ata nuk janë në shtije.
“La Gazzetta dello Sport”, raporton se “Bianconerët” mund të detyrohen të shesin disa lojtarë gjatë verës nëse nuk mund të hyjnë në top katërshe.
Tashmë ata janë prapa vendit të fundit të Ligës së Kampionëve me shtatë pikë dhe janë në një garë me kohën për të mbyllur diferecën mes tyre dhe kreut të tabelës.
Raporti nga gazeta italiane thotë se mospjesëmarrja në Ligën e Kampionëve edicionin e ardhshëm do t’u kushtonte atyre rreth 80 milionë euro të ardhura.
Ndër emrat e parë që pritet të largohet në rast se klubi nuk arrinë të kualifikohet në Ligën e Kampionëve edicionin e ardhshëm, janë pikërishtë De Light dhe Chiesa, të cilët konsiderohen si lojtarët që duhet të luajnë për skuadra sfiduese për titull të Champions League./Arbresh.info
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...