Juventus ka shënuar fitore me rezultat të thellë 6-1 ndaj Salernitanas në “Allianz Stadium”, për të avancuar në çerekfinale të Kupës së Italisë.
Në fakt ishin mysafirët ata që kaluan të parët në avantazh përmes Chukwubuikem Ikwuemesi (1’) i cili shfrytëzoi më së miri gabimin e Federico Gattit për të shënuar për 1-0.
Nuk vonoi shumë reagimi i Juventusit dhe ata barazuan rezultatin me anë të Fabio Mirettit (12’) që shënoi një gol të bukur pas një asistimi të mrekullueshëm të Andrea Cambiasos.
Juventus golin e avantazhit e gjeti në minutën e 35-të ku kësaj radhe Andrea Cambiaso ishte në rolin e golashënuesit dhe çoi topin në rrjetë për 2-1.
Me epërsi minimale të “Zonjës së Vjetër” u mbyllën 45 minutat e para të takimit.
Pjesa e dytë i takoi përsëri Juventusit, që shënuan edhe katër gola të tjerë.
Daniele Rugani (54’) gjendet mirë në zonë dhe shënon pas një topi të kthyer në zonën e rrezikshme për 3-1.
Dilema e fituesit u mbyll përfundimisht kur lojtari mysafir Dylan Bronn (75’) shënoi në rrjetën e portës së tij.
Dy minuta pa përfunduar koha e rregullt listës së golashënuesve iu shtua edhe Kenan Yildiz (89’) që shënoi për rezultatin 5-1.
Juventus shënoi edhe një herë tjetër pak çaste para fundit të ndeshjes me anë të Timothy Weah (91’) që shënoi për rezultatin përfundimtar 6-1./Telegrafi/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...